BallinaLajmeKush është Gregory W. Kehoe që Specialja e akreditoi si mbrojtës të...

Kush është Gregory W. Kehoe që Specialja e akreditoi si mbrojtës të Thaçit

Të ngjajshme

Sorensen me zyrtarin e OKB-së flasin për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Pres me padurim më shumë diskutime

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter...

Joseph: Avancimi i Kosovës drejt NATO-s, do ta detyronte Serbinë të ndryshojë qasje

Ish-zyrtari i lartë i misionit të OSBE-së në Kosovë,...

DW: IA po hyn në shkolla! A është Ballkani Perëndimor gati?

Rreth dy të tretat e të rinjve përdorin tashmë...

Lista Serbe: Nga e hëna nis procedura për pajisjen me dokumente të Kosovës

Lista Serbe ka njoftuar se, pas asaj, siç thonë...

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Gregory W. Kehoe do të jetë avokati i ri i ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale.

Kehoe ka pranuar kërkesën e ish-presidentit dhe ka njoftuar zyrën e Mbrojtjes për emërimin e tij, për të cilën çështje u raportua nga Klan Kosova edhe një ditë më parë.

”Kehoe konfirmoi për Zyrën e Mbrojtjes se ai ishte thirrur me një kërkesë për të përfaqësuar Z. Thaҫi dhe se ai do të pranonte emërimin”, thuhet në shkresë.

Por, kush është Gregory W. Kehoe? – i cili tashmë është akredituar nga Gjykata Speciale si mbrojtje e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Me më shumë se 30 vjet përvojë, Gregory W. Kehoe ka një praktikë kombëtare dhe ndërkombëtare që përqendrohet në përfaqësimin e individëve, korporatave dhe institucioneve financiare.

Kjo përfshin përfaqësimin para gjykatave federale, shtetërore dhe ndërkombëtare.

Kehoe, ka përfaqësuar edhe ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina deri në pafajësinë e tij të plotë para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Kehoe, gjithashtu ka përfaqësuar ish-gjeneralin Mohammed Hussein Ali përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, gjë që çoi në rrëzimin e të gjtha akuzave që rëndonin mbi të.

Kehoe ka punuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA si prokuror për mbi 20 vjet me çështje të ndryshme të vendosura në Amerikë, Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut. Ndërsa ka shërbyes edhe si ndihmës i avokatit të shtetit të SHBA-ve. Ai ishte përgjegjës për ndjekjen penale të një numri çështjesh të profilit të lartë që përfshinin institucionet financiare dhe akuzat e mashtrimit të korporatave si dhe akuzat për raketim.

Kehoe gjithasht ka drejtuar ekipin e avokatëve dhe hetuesve që këshilluan Tribunalin Special të Irakut, një gjykatë ad hoc e formuat për të ndjekur penalisht Saddam Hussein dhe anëtarët e ish-regjimit të tij.

Kehoe ka shkollim të lartë në fushën e drejtësisë dhe gjithashtu ka çmime të shumta dhe mirënjohje për punën e tij në çështjet e drejtësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz