Kush është fajtor për taksën sipas Jakup Krasniqit?

Ish-kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka shkruar në lidhje me taksën 100% ndaj produkteve serbe. Ai ka thënë se ajo nuk është vendosur kundër asnjë njeriu të Kosovës, as ndaj pakicës serbe, madje as kundër bizneseve serbe, por është vendosur kundër politikës armiqësore serbe, shkruan Gazet Blic.
Krasniqi ka vlerësuar se të gjitha përgjegjësitë për raportet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve janë në Beograd.
Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Lexo edhe“Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk do të lënë gur pa lëvizë, dhe post pa ofru për t’u ikë zgjedhjeve“
“FAJTORIN PER TAKSEN KERKONI NE BEOGRAD
Ajo që duhet thënë në mënyrë të qartë është, se taksa nuk është vendosur kundër asnjë njeriu të Kosovës, as ndaj pakicës serbe, madje as kundër bizneseve serbe, por është vendosur kundër politikës armiqësore serbe. Madje qytetarët serbë të Kosovës dhe bizneset serbe në Serbi, të gjitha ankesat që kanë duhet t’i drejtojnë kundër qeveritarëve serbë të Beogradit. Ata janë përgjegjësit kryesor të të gjitha raporteve serbe e shqiptare. Nëse ka dhe ka lumenj gjaku në mes serbëve e shqiptarëve, të gjitha përgjegjësit janë në Beograd dhe askund tjetër”./Gazeta Blic














