back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKush është Dejona Mihali, dikur non-grata në Kosovë dhe lidhjet e saj...

Kush është Dejona Mihali, dikur non-grata në Kosovë dhe lidhjet e saj me Greqinë?

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Dikur një emër i panjohur në Kosovë, Dejona Mihali, sot konsiderohet një nga figurat më të fuqishme jashtë institucioneve vendimmarrëse dhe ekzekutive.

Me një ndikim të jashtëzakonshëm në çdo vendim të qeverisë,  e cila nuk është përballur asnjëherë me procesin e zgjedhjeve.

Thuhet se ka fuqinë të ndikojë në vendime madhore, duke përfshirë edhe ndërprerjen e rrymës në vend, njofton Klankosova.tv.

Sipas Arlind Imerit, gazetar, e përshkruan atë si një figurë që ka fituar këtë ndikim përmes besnikërisë dhe përkushtimit ndaj Albin Kurtit

Me një ndikim të jashtëzakonshëm në çdo vendim të qeverisë,  e cila nuk është përballur asnjëherë me procesin e zgjedhjeve.

Thuhet se ka fuqinë të ndikojë në vendime madhore, duke përfshirë edhe ndërprerjen e rrymës në vend, njofton Klankosova.tv.

Sipas Arlind Imerit, gazetar, e përshkruan atë si një figurë që ka fituar këtë ndikim përmes besnikërisë dhe përkushtimit ndaj Albin Kurtit

E njohur si bija e një greku, ka fituar një fuqi të madhe në skenën politike të Kosovës.

Kjo fuqi i është deleguar nga Albin Kurti dhe më vonë, për shkak të servilizmit dhe besnikërisë së treguar ndaj tij, ajo ka marrë avantazhe shtesë që e kanë çuar në këtë pozitë.

Sot, ajo thuhet se kontrollon postimet e ministrave, ka ndikim të plotë mbi secilin deputet të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndërhyn në çdo vendimmarrje, tha Imeri në emisionin “Ora shtatë” në Klan Kosova.

Nga ana tjetër, Ardian Gaxheri, thekson përçarjet e brendshme që ajo ka shkaktuar brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

“Përveç ndikimit të saj destruktiv, Dejona Mihali ka sjell edhe përçarje brenda Vetëvendosjes”.

Shumë zëra brenda lëvizjes, që nuk ndajnë mendësinë komuniste dhe kundërshtojnë centralizimin e vendimeve te një individ, janë heshtur”.

Ka qenë pikërisht Dejona ajo që ka shuar këta zëra, duke mos lejuar që deputetët dhe anëtarët të jenë pjesë e vendimmarrjes”.

Kjo situatë ka çuar në tensione dhe përçarje të brendshme brenda Vetëvendosjes”, tha ndërkaq Gaxheri

Të Fundit

Sport

ShowBiz