Personi që shihni në foto është Vasil Dervishaj 29 vjeç.
I riu u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Vlorë.
Ditën e sotme policia ka zbuluar të tjera detaje rreth ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin bregdetar.
Mësohet se i ndjeri po drejtonte një makinë tip “Ford” me targa italiane kur është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Gjergj Araniti”, në lagjen ”Pavarësia” tek ish-kombinati i peshkut.
Të shtënat me breshëri erdhën nga një tjetër makinë në një distancë të afërt me makinën e Derishajt.
Menjëherë pas atentatit makina nga u qëllua me armë u largua me shpejtësi nga vendngjarja. /albeu.com/