Kush është balerina që vdiq nën rrënojat e tërmetit, zbulohet historia e saj trishtuese (Foto)
BILLI

Lexo edheKosovari dha rrobën e trupit për ndihma: Ia gjejnë patentë shoferin në xhaketën që dërgoi në Shqipëri

Tërmeti katastrofik me magnitudë 6.4 ka marrë të paktën 39 jetë njerëzish në Thumanë dhe Durrës.
Mes viktimave është edhe Eviola Broshka, 28-vjeçarja që u nxor e pajetë nga rrënojat e hotel “Miramare” të Durrësit. Mësohet se e reja punonte si balerinë dhe njihej me emrin e artit si “Evi Kardashian”.
Të afërmit e saj kanë dërguar informacione dhe mesazhe në “JOQ”, ku tregojnë se e reja punonte balerinë dhe me emrin e artit njihej si “Evi Kardashian” dhe e paragjykonin shumë njerëzit për faktin se kërcente në tallava.
E afërmja shton më tej në mesazhe se e reja me origjinë nga Elbasani, e bënte këtë punë pasi kishte të ëmën e sëmurë dhe donte ta kurnte, por rrënojat ia ndërprenë gjithçka në mes.
“Pershendetje te gjithe shqiptareve! Dhimbja eshte e krejt Shqiptarise! Zoti eshte ai qe cakton fatet tona i lutemi zotit qe te bej mrekullirat e jo trazira! Dua t’ju informoj mbi vajzen me emrin ‘Evi Kardashian’! Vajza quhet Eviola Broshka nga Elbasani e vetme ne tirane pasi ka vetem te emen e cila eshte e semure! Evi punonte per te kuruar te emen por nuk ja doli dot !
Punen e saj te gjithe e paragjykojen por shpirtin askush nuk ja gjykon dot. Me dhimbje per gjithe Shqiptaret ti lutemi zotit qe jetet e humbura te prehen te qeta ne parajs ! Durim per te gjithe Shqiptarine!” shkruhet në mesazh.
Lexo edheKosovari dha rrobën e trupit për ndihma: Ia gjejnë patentë shoferin në xhaketën që dërgoi në Shqipëri





21 tet 2026

21 tet 2026