BallinaLajmeKush do të jetë rektor i ri i UP’së?

Kush do të jetë rektor i ri i UP’së?

Të ngjajshme

Popullsia e Italisë ndalon rënien pas 12 vitesh, falë migracionit

Popullsia e Italisë është stabilizuar pas 12 vitesh rënie,...

Braçe shuan dyshimet, pranon se do të kandidojë për bashkinë e Tiranës

Erion Braçe ka konfirmuar se do të garojë në...

​Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e masakrave serbe

Është shënuar 27-vjetori i masakrimit të 106 qytetarëve në...

Çfarë pamje! Tifozët nga Shqipëria nisen drejt Kosovës

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen jetike ndaj Turqisë,...

Krisja e raporteve me Edi Ramën, sqarohet Spiropali

Ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë,...

Pandemia kishte shtyrë edhe procesin e zgjedhjes se rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës. Por tashmë është përcaktuar dinamika për ketë proces. Naser Sahiti i cili ishte pjese e menaxhmetit të UP’së edhe paraprakisht ka konfirmuar se mund të jetë pjesë e kandidateve për rektor të ri.

Marjan Dema për 4 vjet ka drejtuar Universitetin e Prishtinës.

Por, menaxhimi i universitetit më të madh publik në Kosovë shumë shpejtë pritet të kalojë në përgjegjësinë e dikujt tjetër.

Në fillim të korrikut do të hapet edhe konkursi për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës.

Kandidaturën e tij për këtë pozitë po e shqyrton edhe profesori Naser Sahiti, i cili për një kohë ishte prorektor në menaxhmentin aktual.

Sahiti thotë se nëse do të konkurrojë për këtë pozitë, atëherë ka të qartë se cili do të jetë fokusi i tij.

Zvogëlimi i numrit të studentëve po cilësohet si problematikë për të.

Emri i tij është përmendur për këtë pozitë.

Por profesori universitar Zenun Halili ka mohuar mundësinë ta lë pozitën në Këshillit Drejtues për t’u ngjitur në krye të Rektoratit.

Në një përgjigje me shkrim për T7, ai tha se përmendja e emrit të tij është spekulim.

Dinamika e zgjedhjeve në Universitetin e Prishtinës është përcaktuar tashmë nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Më 29 korrik pritet të përfundojnë procedurat për përzgjedhjen e rektorit, ku Këshilli Drejtues do të votojë kandidatët për këtë pozitë.

Sipas Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, emërimi i anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues mund të ketë ndikim negative në këtë proces.

Rektori i ri do të emërohet pasi që pro tij të votojnë minimumi pesë anëtarë të Këshillit Drejtues.

Prej pasluftës UP ka ndërruar disa rektorë shumica e të cilëve kanë qenë pjesë e politikës përfshirë Mujë Rugovën e PDK’së dhe Ibrahim Gashin e AKR’së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz