Kusari-Lila: Me LDK-në diskutuam marrëveshje politike, bisedimet u pezulluan për shkak të zhvillimeve brenda partisë
dp

Lexo edheKusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Kusari-Lila ka treguar për bisedat me partitë politike, duke treguar se me LDK-në kanë diskutuar edhe për një marrëveshje politike për të qeverisur, por që këto bisedime u suspenduan për shkak të problemeve të brendshme të kësaj partie për mbajtjen e kuvendit të tyre të jashtëzakonshëm.
“Tani a do të vazhdojë z. Abdixhiku të qëndrojë në krye të LDK-së apo do të ndryshojë atje lidershipi dhe ta marrë dikush përsipër LDK-në në një fazë tranzitore deri në kuvendin tjetër, atë nuk e di dhe është pyetje për ta, por që nga ana jonë ne do të angazhohemi maksimalisht që sa më parë, nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së, atëherë të rifillohen bisedat. Por nëse nuk ka, ekziston një mundësi e zgjedhjes së qeverisë dhe konstituimit të Kuvendit deri në një afat tjetër kur do të diskutohet edhe për presidentin, nëse nuk ka gatishmëri për t’u diskutuar menjëherë, përderisa AAK ka paraqitur gjashtë pika që konsistojnë me program qeverisës për të ardhmen e vendit si kusht për të qëndruar në sallë për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Kusari Lila në T7.

Lexo edheKusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së