Kurti vizitoi Inspektoratin Policor të Kosovës: Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër
dp

Lexo edhe100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

Kurti tha se viteve të fundit IPK-ja ka rritur ndjeshëm efikasitetin në trajtimin e ankesave të qytetarëve, duke u shndërruar në një adresë të besueshme institucionale për çdo shqetësim ndaj veprimeve të policisë sonë.
“Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër. Një polici më e pastër do të thotë një shtet më i drejtë dhe një shtet më i drejtë do të thotë më shumë besim për qytetarët”, tha ai.
Kryeministri në detyrë Kurti theksoi se Inspektorati Policor i Kosovës e ka forcuar praninë institucionale në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe katër komunat në veri të vendit, duke rritur qasjen, besimin dhe barazinë institucionale për të gjithë qytetarët. Thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit në detyrë.

Lexo edhe100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova