Kurti uron kryeministrin e ri britanik, pret bashkëpunim në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia
dp

Lexo edheTrafiku në Ferizaj, MIT kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga komuna

Kurti në një postim në rrjetin social “X”,ka thënë se pret që sa më parë të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy qeverive.
“Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet qeverive tona në një gamë të gjerë vlerash dhe prioritetesh të përbashkëta, përfshirë promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimi keqdashës i Rusisë dhe përfaqësuesve (proxies) të saj në Evropën Juglindore, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike”, ka shkruar i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Andy Burnham është emëruar sot zyrtarisht kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar pas takimit me Mbretin Charles III në Pallatin Buckingham.Burnham mori drejtimin e qeverisë pasi javën e kaluar zëvendësoi Starmerin në krye të Partisë Laburiste.

Lexo edheTrafiku në Ferizaj, MIT kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga komuna