back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeKurti: UÇK'ja është themeli i lirisë sonë

Kurti: UÇK’ja është themeli i lirisë sonë

Të ngjajshme

Klinaku për rastin e Kurtit: Gjykata vendosi drejt, nuk kishte vepër penale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hudhjen...

Arrestohet në Mal të Zi, 31-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për...

“Doku” merr përkrahje në fshatin e Ramush Haradinajt

Arbër Tolaj, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës...

Tifozët çuditen me formën e Fiorentinas, dyshojnë që mbrëmë nuk donin të shënonin!

Skuadra e Fiorentinas mbrëmë pësoi humbjen e radhës, pasi...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar betejën e Koshares ku morën pjesë mijëra ushtarë, dhe ka thënë se ata kanë dhënë jetën për liri.

“Sot kujtojmë me nderim e krenari Betejën e Koshares, e cila filloi në 9 prill 1999. Kjo betejë nisi kur Brigada 138 nën komandën e heroit Agim Ramadani sulmoi ushtrinë e regjimit jugosllav, duke hyrë në territorin e Kosovës, prej pjesës së Shqipërisë. Në atë betejë morën pjesë mijëra ushtarë, nga të gjitha trojet shqiptare, e mbi 100 prej të cilëve ranë dëshmorë duke dhanë jetën për lirinë e kombit”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje, ka thënë se beteja e Koshares është momenti i parë kur UÇK’ja e theu kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, kufi i cili ka qenë i vendosur dhunshëm, që në 1913 pasi që Serbia e kishte pushtoi Kosovën. Forcat e UÇK-së sulmuan në kundërpërgjigje të terrorit dhe spastrimeve mizore që kishte nisur t’i bënte Serbia në Kosovë. Çlirimtarët tanë heroikë u mbështetën edhe nga Ushtria e Shqipërisë, si edhe nga forcat e NATO’s.

“I përulemi me respekt të thellë kujtimit të lavdishëm të dëshmorëve e heronjve të Kombit që ranë në Koshare, por edhe veteranëve të kësaj beteje. UÇK-ja është themeli i lirisë sonë. Çdo hap shtetndërtues që e hedhim pa e kujtuar luftën çlirimtare, është hap i pasigurt”, ka përfunduar Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz