Kurti takohet me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen, Wust
dp

Lexo edhe“I lusim të na përkrahin”, Hamza me mesazh për Limajn dhe përkrahësit e tij


Kryeministri në detyrë Kurti shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen historike të Gjermanisë, nga pritja e refugjatëve kosovarë gjatë luftës së viteve 1998–1999 deri tek kontributi vendimtar në rindërtimin e vendit pas luftës. Ky solidaritet, theksoi ai, është themeli mbi të cilin ndërtohet partneriteti i sotëm.

Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet shteteve, me theks të veçantë rolin që mund të ketë mërgata në ndërtimin e urave lidhëse për rritjen e aktivitetit të përbashkët ekonomik dhe shkëmbimet tregtare.
Kryeministri në detyrë Kurti, po ashtu, foli për rëndësinë e shkëmbimeve kulturore dhe atyre të arsimit profesional.

Lexo edhe“I lusim të na përkrahin”, Hamza me mesazh për Limajn dhe përkrahësit e tij