“I lusim të na përkrahin”, Hamza me mesazh për Limajn dhe përkrahësit e tij
dp

Lexo edhe“Një parti që me 51% e çon vendin në zgjedhje u ra në provim”, Bedri Hamza për Kurtin: Nuk deshi president

Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza tha se mbështetja e Limajt dhe e përkrahësve të tij për PDK-në do t’i ndihmonte partisë të rritej në vota dhe njëkohësisht do të krijonte hapësirë për bashkëpunim të ardhshëm politik.
“Presim, i ftojmë, i lusim që ata të na përkrahin që ne të rritemi në vota dhe kjo është e matshme. Normalisht, rezultati më i mirë për PDK-në pastaj hap rrugë për bashkëpunime edhe në nivel institucionesh, por edhe për përfshirjen e Limajt dhe të tjerëve që duan të jenë pjesë e PDK-së”, deklaroi Hamza në T7.
Deklarata e tij vjen pasi PDK-ja refuzoi zyrtarisht kërkesën për rikthimin e Limajt dhe kandidimin e tij në listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare. /Lajmi.net/

Lexo edhe“Një parti që me 51% e çon vendin në zgjedhje u ra në provim”, Bedri Hamza për Kurtin: Nuk deshi president