BallinaLajmeKurti: Sulmi i të birit të Rashiqit është i organizuar, Rashiq nuk...

Kurti: Sulmi i të birit të Rashiqit është i organizuar, Rashiq nuk iu nënshtrua kërcënimeve të Serbisë

Të ngjajshme

Kurti emëron Ali Dulën zëvendësministër të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Ali Dulën,...

“Njihni Kosovën si Serbi”, kërcënimi për bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimin ndaj rusit

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e...

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reaguar pas rrahjes së të birit të diplomatit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.

Kurti ka thënë se sulmi është i organizuar dhe motivet kanë të bëjnë me babin e tij. Ai ka kërkuar nga organet e rendit që ta zbardhin rastin sa më shpejt.

Ai këto deklarime i ka bërë me anë të ‘Facebook’-ut, teksa ka dhënë edhe një premtim për qeverinë e tij.

Postimi i plotë:

Me keqardhje të madhe morëm lajmin se sot në Graçanicë, djaloshi 18 vjeçar, Nikolla Rashiq, u rrah brutalisht me armë të ftohta. Nikolla është i biri i Nenad Rashiqit, politikanit demokrat e të mirënjohur serb në Kosovë.

Duket se ky krim banditesk ndaj Nikolla Rashiqit është i organizuar dhe ka të bëjë me prindin e tij që nuk u thye e as s’u nënshtrua ndaj trysnisë e kërcënimeve të Serbisë. Me gjasë, meqë nuk e frikësuan dot Nenad Rashiqin, ia rrahën të birin Nikollën.

Në qeverinë tonë të re do të punojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie kombëtare të jetojnë të sigurtë.

Kërkoj që organet e rendit urgjentisht ta zbardhin këtë rast dhe kriminelët të përgjigjen para drejtësisë, ndërkaq Nikollës i uroj shërim të plotë e të shpejtë. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz