back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKurti: Qeveria po pengon hetimin ndërkombëtar në rastin e Astrit Deharit

Kurti: Qeveria po pengon hetimin ndërkombëtar në rastin e Astrit Deharit

Të ngjajshme

Cristiano Ronaldo shënon golin e 961 në karrierë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe një gol tjetër në...

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit....

Vdes aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për...

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia

Një person është goditur nga një veturë në Prishtinë....

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës, po e pengon lejimin e një hetimi ndërkombëtar për rastin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë në Qendrën e paraburgimit në Prizren më 5 Nëntor 2016.

Këto deklarime i pari i Vetëvendosjes i dha sot në një konferencë për media dedikuar ‘’Rastit Dehari’’.

”Mungesa e hetimit të pavarur sot e kësaj dite, është pengesa e vetme e hetimeve të mëtejshme të këtij rasti”.

”Qeveria nuk po e lejon nisjen e hetimit të pavarur ndërkombëtar siç është zotuar vet”.

Albin Kurti më tej ka thënë se këto vonesa po bëhen pasi ka interes nga institucionet që të ndryshohet e vërteta, njofton Klan Kosova.

Kuri madje ka cituar dhe disa emra që sipas tij ishin individë zyrtarë që gënjyen rreth së vërtetës për vdekjen e aktivistit të tyre Astrit Dehari.

”Në burgun e Prizrenit, Astrit Deharin, nuk e morri as sëmundja e as aksidenti. Astritin e mori padrejtësia me të cilën ai luftonte me gjithë qenien e tij. Astriti nuk ishte thjeshtë në burg, ishte i paraburgosur”.

”Kishte interes që të fshihej e vërteta. Komandanti i Policisë së Prizrenit, gënjeu se Astriti është vetëvrarë me medikamente, kurse Prokurori aso kohe shpalli vetëvrasjen dhe hetimet e mbyllura gjatë asaj kohe. Kryepolici i Prizrenit Nexhmi Krasniqi, ishte i pari që foli dhe gënjeu”.

”Ekspertiza ligjore ka konstatuar se për 11 lloje të drogave janë testuar e asnjë medikament nuk është gjetur në trupin e tij. Autopsia e vdekjes doli të jetë asfiksia”.

”Disa ditë para se të mbytej në burg, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i tha Vetëvendosjes ”Kujdes s epo e vrani veten” e kurrë nuk ka treguar se për çka e kishte fjalën”.

“Nuk është e rastësishme që me shumë zell është penguar çfarëdo lloj vendimi dhe hetimi për rastin Dehari. Sipas deklaratës së parë të Naser Makollit. Më tej Naser Makolli, ai që i dha i pari ndihmën Astrit Deharit por dhe e pa i fundit në qeli, u gjet i vdekur”.

“Unë kam mësuar se ai është fikur, venitur porsi qiriu dhe pas disa ditëve vdes. Vetëm 10 ditë pasi që vdes Naser Makolli, Zyra e Qeverisë pati dal me njoftim se refuzon kërkesën për hetim të mëtejshëm”, është shprehur kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, nuk ka përjashtuar mundësitë e protestave të organizuara nga ky subjekt partiak, nëse sipas tij Qeveria e Kosovës nuk i hap rrugë drejtësisë për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Konjufca në konferencën e mbajtur për media, ka deklaruar se dikush do që të harrohet rasti Dehari, por ai ka potencuar se Vetëvendosje do të luftojë për drejtësi ndaj aktivistit të saj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz