Kurti priti në një takim kryetarin e kuvendit dhe kryeshefin për Arsim të Komunës së Bujanocit, Rexhepi dhe Hasani
dp

Lexo edheZbuloi sekretin e Rihannës, reperi tregon çfarë i ndodhi në shtëpi: “Ishte ferr!”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi dhe kryeshefin për Arsim në këtë komunë, Agim Hasani.
Rexhepi dhe Hasani shprehën mbështetjen për përkushtimin e kryeministrit Kurti për përbashkimin e subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në “Koalicionin Shqiptar”, i cili garon me numrin 17 në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Përfaqësimi i fuqishëm dhe dinjitoz kërkon përgjegjësi ndaj interesit të përbashkët, bashkërendim dhe qëndrueshmëri në mbrojtjen e të drejtave. Barazia, arsimi në gjuhën shqipe dhe mundësia për ta ndërtuar të ardhmen në vendlindje mbeten në themel të këtij angazhimi.

Lexo edheZbuloi sekretin e Rihannës, reperi tregon çfarë i ndodhi në shtëpi: “Ishte ferr!”
Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë në përkrahje të secilit shqiptar e secilës shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.