BallinaLajmeKurti: President helaq! Amelika, Amelika, Gleneli, Gleneli, koha juve ka mbaruar!

Kurti: President helaq! Amelika, Amelika, Gleneli, Gleneli, koha juve ka mbaruar!

Të ngjajshme

Edi Rama ia beson një detyrë të re Elisa Spiropalit

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen...

Nëse vazhdon rritja e çmimit të naftës, Edi Rama paralajmëron uljen e akcizës

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se...

Sylvinho: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund të shkojmë përpara

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar në drejtim të presidentit Hashim Thaçi si dhe  kundërshtarëve të tij politik të cilët janë deklaruar së fundi lidhur me zhvillimet në vend.

Kurti tha se regjimi i vjetër po “shpurdh” nëpër studiot televizive dhe se po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Madje ai tha se sa herë që e godasin korrupsionin, ata pikasin ‘Amelika, Amelika’.

Kurti deklaroi se një popull nuk iu nënshtrua një populli dhe e bëri ndryshimin me 6 tetor.

Postimi i plotë:

Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre.

Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq.

Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz