BallinaLajmeKurti nesër në ora 11:00 e pranon pozitën e kryeministrit nga Pacolli

Kurti nesër në ora 11:00 e pranon pozitën e kryeministrit nga Pacolli

Të ngjajshme

Nesër në ora 11:00, Albin Kurti do ta pranoj pozitën e kryeministrit nga ish-zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli.

Ky i fundit do t’ia dorëzojë detyrën Kurtit në mungesë të Ramush Haradinajt i cili gjendet në Amerikë.

Vet Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se ai s’mund t’ia dorëzojë detyrën Kurtit, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve.

Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë.

Uroj që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin.

Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim – dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e ZëvendësKryeministrit të parë z. Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar.

Edhe njëherë shpreh besimin që Qeveria e re, t’i dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët tanë. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz