Kurti në takim me ambasadorin gjerman, diskutohet për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të ri
dp

Lexo edhePërmbyten rrugët e Durrësit, vështirësi në lëvizje

Në letër urim, kancelari Merz ndër të tjera shprehet: “Më gëzon fakti, që së bashku me ju do të thellojmë edhe më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes vendeve tona”.
Në takim u diskutua për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të ri qeverisës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shtimin e investimeve. Gjermania është ndër partnerët kryesor tregtar të Kosovës. Kryeministri Kurti nënvizoi prioritetet e qeverisë dhe investimet kapitale të planifikuara në këtë mandat, të cilat do t’i japin hov zhvillimit ekonomik.
Gjithashtu në takim u bisedua edhe për tema të tjera me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes./Lajmi.net/


Lexo edhePërmbyten rrugët e Durrësit, vështirësi në lëvizje

