Kurti në Austri, takohet me kancelarin Stocker, në fokus bashkëpunimi dhe integrimi evropian i Kosovës
dp

Lexo edheRadoniqi: S’mund të japë datë të saktë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Gjatë takimit, të dy liderët diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Po ashtu, në fokus të bisedimeve ishte edhe procesi i integrimit evropian të Kosovës dhe mbështetja për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.
Në kuadër të vizitës në Austri, Kurti gjatë ditës do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, ku pritet të diskutohet për bashkëpunimin ekonomik rajonal, investimet dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lexo edheRadoniqi: S’mund të japë datë të saktë për shpalljen e rezultateve përfundimtare