back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKurti: Marrëveshja është e mundshme dhe e nevojshme për qytetarët

Kurti: Marrëveshja është e mundshme dhe e nevojshme për qytetarët

Të ngjajshme

Policia kap drogë në vlerë të 80 mijë eurove, arrestohen dy shtetas maqedonas

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbrëmë...

Ciro Immobile përfundon në kampionatin francez

Një nga sulmuesit më të mirë në Serie A...

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë...

Frankfurt zyrtarizon trajnerin e ri, gëzohet edhe Drita

Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar Albert Rieran si trajner të...

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur sot gjatë ditës për takimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës, derisa, shtoi se me siguri që do të ketë takime me Isa Mustafën, pa treguar se kur mund të ndodhë kjo.

Shkurtimisht para mediave Kurti ka thënë se është e pamundshme që të mos kenë takime me LDK’në, e se marrëveshja për koalicion është e mundur.

Këto sipas liderit të VV’së nuk janë lajme, por kur te arrihen rezultate konkrete.

“E di interesimin e juaj. Më lejoni të ju them se me siguri që do të ketë takime, të mos kemi takime është e pamundshme, marrëveshja është e mundshme, është e nevojshme sepse qytetarëve ju nevoitet ajo, mirëpo, këto nuk janë lajme, kur të kemi rezultate konkrete, kur ta kemi marrëveshjen me elementet e saj përbërëse, që i bashkangjiten harmonizimit programor, do të kemi se çka të themi”, tha ai.

Kujtojmë se nesër bëhen një javë që nga ngrirja e bisedimeve për koalicion në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së, parti këto që nuk po mund të dakordohen për pozitën e presidentit. /Gazeta Sinjali/

Të Fundit

Sport

ShowBiz