back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeKurti: Jasharët i kanë paraprirë UÇK-së

Kurti: Jasharët i kanë paraprirë UÇK-së

Të ngjajshme

Dhunohet një femër e mitur në Fushë-Kosovë

Një femër e mitur raportohet të jetë dhunuar seksualisht...

Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj një grua në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën një...

Musliu: Kurti ishte i dërguari i posaçëm i Dejona Mihalit në takim me Presidenten Osmani

Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e...

Komuna e Istogut ndan afro 15 mijë euro për dekorim të qytetit

Komuna e Istogut ka ndarë 14 mijë e 920...

Ramush Haradinaj: Kosovës i duhet ndryshimi, i duhet një Qeveri nga partitë e mëhershme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njeëherit edhe...

Në 27 vjetorin e sulmit të parë të forcave të armikut kundër familjes Jashari në Prekaz, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar këtë moment, duke ka thënë se kur forcat serbe i kishin shkuar familjes Jashari për t’i arrestuar e për t’ia marrë armët, ata s’e kishin pritur një rezistencë nga familja Jashari.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në vitin 1991, si rezultat i survejimeve dhe ndjekjeve që bënte UDB-ja kundër disa grupeve nga Kosova që kishin kryer stërvitjet ushtarake në Shqipëri, kishin filluar të bëheshin shumë arrestime dhe ishin zënë shumë armë të sjellura në Kosovë nga këto grupe. Adem e Hamëz Jashari ishin në dijeni të këtyre arrestimeve e burgosjeve që po i bënte armiku në anë të ndryshme të Kosovës”.

Postimi i plotë i Kurtit:

“Në vitin 1991, si rezultat i survejimeve dhe ndjekjeve që bënte UDB-ja kundër disa grupeve nga Kosova që kishin kryer stërvitjet ushtarake në Shqipëri, kishin filluar të bëheshin shumë arrestime dhe ishin zënë shumë armë të sjellura në Kosovë nga këto grupe. Adem e Hamëz Jashari ishin në dijeni të këtyre arrestimeve e burgosjeve që po i bënte armiku në anë të ndryshme të Kosovës.

Në vazhdën e këtyre mësymjeve për arrestime dhe mbledhjen e armëve, në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991, forca të shumta serbe rrethuan Prekazin dhe familjen Jashari. Në thirrjen e policisë për dorëzim, Babë Shabani me djemtë Rifatin, Hamzën dhe Ademin, u përgjigjen me krisma të pushkëve. Forcat serbe nuk e kishin pritur një rezistencë të tillë, ato kishin shkuar t’i arrestonin dhe t’i mbledhin armët. Mirëpo familja Jashari nuk i kishte rrokur armët që t’i dorëzonin. Ata kishin vendosur të luftonin për çlirimin e vendit, prandaj rezistuan gjithë ditën duke luftuar.

Atë ditë e nga ai vend, lindi shpresa dhe guximi për shumë djem e vajza që liria do të vie, sepse kemi njerëz që i dalin zot atdheut, që bëjnë edhe rezistencë të armatosur, pa kursyer veten e tyre. Jasharët i kanë paraprirë UÇK-së. Organizimi dhe mobilizimi për luftën çlirimtare që bënë ata për plot 7 vite, kulmoi me aktivizimin dhe shtrirjen e luftës çlirimtare në të gjitha pjesët e Kosovës së robëruar”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz