HomeLajmeKurti i “pakapshëm” në krye të VV-së, Konjufca i dyti – numërohen...

Kurti i “pakapshëm” në krye të VV-së, Konjufca i dyti – numërohen mbi 9% e votave

Të ngjajshme

Si ta ndaloni migrenën para se të fillojë?

Faza paralajmëruese e migrenës, mund të shërbejë si një...

Bërnjak: Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara, veturën e drejtonte një shtetas serb

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës,...

‘Gati për të lënë muzikën’, Shakira tregon arsyen

Këngëtarja e njohur botërore, Shakira, ka zbuluar së fundmi...

7% e votave të numëruara: Ja kush po prin në VV dhe PDK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar numërimin e...

Ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë, ndërsa rezultatet e para po japin një pasqyrë më të qartë të renditjes brenda subjekteve politike.

Sipas të dhënave të publikuara deri më tani, ku janë numëruar mbi 9% e votave për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, në krye të listës renditet kryetari i partisë dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me 17,629 vota.

Pas tij vjen Glauk Konjufca me 13,639 vota, ndërsa vendin e tretë e mban Albulena Haxhiu me 7,542 vota. Në pesëshen e parë renditen edhe Hekuran Murati me 7,190 vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 6,175 vota.

Në dhjetëshen e parë të kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes bëjnë pjesë edhe Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Ejup Maqedonci dhe Hajrulla Çeku.

Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të ndryshojnë me vazhdimin e procesit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz