HomeLajmeKurti i ndan 2 milionë euro për t’i mbështetur linjat e aeroplanëve...

Kurti i ndan 2 milionë euro për t’i mbështetur linjat e aeroplanëve me të cilët udhëtojnë mërgimtarët

Të ngjajshme

Chelsea dhe Newcastle në negociata për pesë lojtarë

Chelsea dhe Newcastle United kanë hapur bisedime për një...

Hamza spjegon sloganin e PDK-së: Stop krizave, stop Albin Kurtit, stop Vetëvendosjes

Kandidati për kryeministër ka thënë se slogani “Stop krizës,...

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dy milionë euro, “për zbatimin e Masës 4.5 ”Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në këtë mbledhje gjithashtu, janë ndarë mjete buxhetore për subjektet kërkuese, me qëllim të promovimit të Republikës së Kosovës,  si në vijim:

“Për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës, ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 8,000.00€ (tetë mijë euro), për pjesëmarrjen në Olimpiadën

 e 67-të të Matematikës 2026, e cila do të mbahet me datë 21 korrik 2026 në Shangai të Kinës;

Për subjektin kërkues “Kosova Global Talent Center”, ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 70,876.79€ (shtatëdhjetë mijë e tetëqindeshtatëdhjetegjashtë

 euro e shtatëdhjetenëntë cent), për pjesëmarrjen e 26 nxënësve në finalen e NEO Science Olympiad, e cila do të mbahet në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në muajin korrik 2026;

Për Shoqatën e Kimistëve të Kosovës, ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 3,5000€ (tremijë e pesëqind euro) për pjesëmarrjen në Olimpiadën

 Ndërkombëtare të Kimisë 2026, që do të mbahet nga data 10 deri në datën 19 korrik 2026 në Tashkent të Uzbekistanit.

Aprovuar listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz