back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeKurti flet për “qeveri pa ryshfet” dhe “duar të pastra”, ndërsa ministrat...

Kurti flet për “qeveri pa ryshfet” dhe “duar të pastra”, ndërsa ministrat e tij përballen me aktakuza për korrupsion

Të ngjajshme

Arjana Musliu Shoshi falënderon nga zemra për mbështetjen e qytetarëve

Arjana Musliu Shoshi ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj...

Elijona mes lotësh flet për sfidën me depresionin (VIDEO)

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Elijona,...

Ganimete Musliu falënderon të gjithë për përkrahjen e deritanishme

Ganimete Musliu ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve dhe përkrahësve...

77-shi i PDK-së, Shahin Dervishaj vlerësohet edhe nga analistët në studiot televizive

Shahin Dervishaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës me...
- Advertisement -

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se besimi i bizneseve dhe qytetarëve ndaj qeverisë së tij është rritur ndjeshëm,

Ai ka pretenduar se kabineti i ministrave që ai ka udhëhequr është i pastër nga korrupsioni dhe praktikat e ryshfetit, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Gjatë një interviste në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), Kurti theksoi se klima e të bërit biznes në vend është përmirësuar jo vetëm për shkak të rritjes së qarkullimit, por edhe për shkak të, siç e quajti ai, “parashikueshmërisë institucionale”, e cila sipas tij buron nga besueshmëria e qeverisjes.

Ai insistoi se në qeverinë e tij nuk ka pasur ministra që kanë kërkuar ryshfet apo “haraç” nga bizneset gjatë proceseve tenderuese, duke e paraqitur këtë si një dallim thelbësor nga qeveritë e mëhershme.

“Bizneset sot duan parashikueshmëri dhe ajo vjen nga besueshmëria. Me një kryeministër që nuk pasurohet dhe me ministra që nuk kërkojnë ryshfet në fillim të tenderit apo haraç në fund të tij, është rritur besimi në institucione”, deklaroi Kurti.

Megjithatë, këto deklarata bien në kontrast të fortë me realitetin që ka shoqëruar qeverisjen e tij. Qeveria Kurti është kritikuar vazhdimisht për numrin e madh të tenderëve njëburimorë, si dhe për faktin se një pjesë e konsiderueshme e ministrave dhe zyrtarëve të lartë janë përballur me hetime ose aktakuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pretendimi për një kabinet “të pastër nga ryshfeti” shihet nga kritikët si paradoksal, në një kohë kur institucionet e drejtësisë kanë hapur dosje ndaj figurave kyçe të qeverisë në detyrë, duke e vënë seriozisht në pikëpyetje narrativën e qeverisjes së pastër që Kurti vazhdon ta promovojë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz