back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeAkuza për ndikim te votuesit dhe keqorganizim në qendrat e votimit në...

Akuza për ndikim te votuesit dhe keqorganizim në qendrat e votimit në Shtutgart

Të ngjajshme

77-shi i PDK-së, Shahin Dervishaj vlerësohet edhe nga analistët në studiot televizive

Shahin Dervishaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës me...

LDK: Nesër, bëhemi bashkë për fitore të madhe

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka intensifikuar thirrjet për...

Bashkim Gllareva falënderon gjithë Kosovën për përkrahjen në këtë fushatë elektorale

Bashkim Gllareva ka shprehur mirënjohje të veçantë ndaj qytetarëve...

Bajqinovci nga tubimi përmbyllës i LVV-së: “Prishtina dhe e gjithë Kosova nuk lëshon pe”

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka...
- Advertisement -

Gëzim Avdimetaj nga Konsulata e Kosovës në Shtutgart, kryevezhgues i PDK-së atje, ka raportuar për probleme serioze gjatë procesit të vëzhgimit në disa qendra votimi.

Sipas tij, ka pasur mungesë të kartelave identifikuese për vëzhguesit dhe keqorganizim nga institucionet përgjegjëse.

- Advertisement -

“Kur kemi filluar vëzhgimin, vëzhguesit nuk kanë pasur bexha të asnjë partie. Kur e pyeta pse, më thanë se nuk i kanë dërguar. Për më tepër, disa nga vëzhguesit që na u dhanë ishin operatorë të Ministrisë së Jashtme, jo të KQZ-së. Sot kuptova se ka pasur tentime të shumta për t’i dërguar votues në restorante, që është krejtësisht e papranueshme”, tha Avdimetaj për klankosova.

Derisa, shtoi se komisionerët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në këmbë duke u treguar se çfarë të bëjnë votuesit.

“Këtu është një qendër e vogle  krimit që bëhet me aminin e KQZ-së, këto nuk janë zgjedhje janë një turp. Nuk funksionon asgjë. Këtu i organizon MPJ, komisionari i VV-së merte njerëzve letërnjoftimet komunikonte me ta. I kishte punëtorët e MPJ-së për ta mbështet. Kam parë komisionar të LDK-së, që nuk ka luajtur nga vendi dhe një kryekomisioner të PDK-së që nuk ka lëviz nga vendi .Ai i VV-së kurrë s’ka ndejt në vendin e vet, duke iu treguar se çfarë me bë votuesve”, tha Avdimetaj.

Avdimetaj tha se këto mangësi e bëjnë të vështirë garantimin e transparencës dhe integritetit të procesit zgjedhor.

“Më e keqja është se në orën 7:00 i mbyllim kurtitë, dhe i lëjmë në mëyshirën e fatit. Nuk ka asnjë njeri kompetent që i pranon, që i mer dhe i nënshkruan që këto kuti janë në duar të sigurta. Ne i lëmë veç hajt, si me i qitë me i lënë në rrugë”, përfundoi ai.

Një ankesë është paraqitur nga vëzhguesi i PDK-së, Alban Zeneli, i cili ka raportuar parregullsi në qendrën e votimit DE06/03.

Sipas tij, kryesuesi i kësaj dhome, Njazi Pllana, ka tentuar të ndikojë tek votuesit duke i orientuar gjatë hyrjes dhe duke u dhënë udhëzime për mënyrën e votimit, si dhe duke i drejtuar vazhdimisht drejt subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje.

Zeneli ka bërë të ditur se për këtë rast është njoftuar menaxheri i qendrës së votimit, megjithatë nuk është ndërmarrë asnjë masë apo zgjidhje.

“Pllana mundohet të ketë ndikim tek votuesit, duke i drejtuar te hyrja si dhe duke u munduar t’i informojë për formën e votimit dhe çdo here duke i drejtuar tek subjekti politik i VV. Për një gjë të tillë është njoftuar menagjeri i qendrës së votimit”, shkruhet në ankesë.

Ndërkaq, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka ardhur asnjë përgjigje lidhur me këto kritika.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz