Kurti emëron këshilltar për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së
BILLI
Lexo edheKjo është pozita që Vlora Çitaku, pritet ta marrë në PDK!
Aziz Bici është emëruar nga kryeministri Albin Kurti si këshilltar për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK’së.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate nga Zyra e Kryeministrit, derisa thuhet se do trajtohen me prioritet çështjet e pajisjeve me vërtetimet e nevojshme që lidhen me pagesat e semestrave, shkruan Gazeta Express.
“Z. Bici në bashkëpunim me Stafin e Shërbimit Civil të Zyrës së Kryeministrit nga dita e enjte, e datës 8 korrik, do të fillojë pranimin e palëve në Zyrën për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Lexo edheKjo është pozita që Vlora Çitaku, pritet ta marrë në PDK!
Bici ishte emëruar në po të njëjtën pozitë edhe përgjatë qeverisjes Kurti I.