Emira Bajçinca është bashkëshortja e Kryetarit të sapo zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.
Çifti ka vite që janë të martuar dhe gëzojnë një jetë të lumtur familjare, shkruan GazetaBlic.
Glauk Konjufca dhe Emira Bajçinca, janë prindër të dy vajzave, Knidës dhe Erenës. Erena, ka lindur një javë më parë dhe Glauk Konjufca u bë baba për herë të dytë.
Bashkëshortja e Konjufcës, është përdoruese e rrjeteve sociale, në Facebookun e saj shpesh publikon postime më të shpeshta janë ato familjare.
Së fundi, ka publikuar një imazh të bashkëshortit të saj, Glauk Konjufcës. Në Facebook, ka postuar fotografinë dhe në mbishkrim i ka vendosur një emotikon zemër ku i ka shprehur dashurinë dhe në të njëjtën kohë i është gëzuar faktit se tashmë bashkëshorti i saj është zgjedhur Kryetar i Kuvendit.