BallinaLajmeKurti: Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë traditë historike- po restaurojmë xhami, kisha e...

Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë traditë historike- po restaurojmë xhami, kisha e qendra hebraike

Të ngjajshme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë sot pjesë në tryezën e dialogut ndërfetar të titulluar “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore”, shkruan Gazeta Express.

Kurti ka thënë se tryeza të tilla janë të rëndësishme për të mirëkuptuar njëri-tjetrin, por edhe vetveten.

“Dëshiroj të falënderoj organizatorët për ftesën dhe për angazhimin në mbledhjen e aktorëve dhe institucioneve kyçe – nga komunitetet fetare deri te përfaqësuesit institucionalë dhe partnerët ndërkombëtarë – në funksion të forcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit për avancimin e diversitetit dhe të mirëkuptimit të ndërsjellët”, ka thënë Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se marrë parasysh ndodhitë e viteve të fundit nëpër botë, si pandemitë, luftrat e problemet mjedisore e krizat energjetike e ekonomike, njerëzit po bëhen gjithmonë e më të vetëdijshëm për rëndësine e solidaritetit dhe bashkëpunimit në mes shteteve e institucione në adresimin e sfidave të tilla.

 Kurti tutje ka thënë se  liria fetare padyshim që mbetet një nga të drejtat themelore universale të njeriut, si bazë e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse, që gjithnjë do të na ndihmoj që t’i tejkalojmë vështirësitë sa më kollaj e sa më shpejt.

“Në të njëjtën kohë edhe trashëgimia kulturore dhe fetare përfaqëson një pasuri të përbashkët që i lidh komunitetet, forcon identitetin dhe nxit mirëkuptimin e ndërsjellët. Prandaj, politikat tona synojnë që ta mbrojnë trashëgiminë kulturore dhe ta vënë atë në shërbim të paqes, bashkëjetesës dhe zhvillimit shoqëror, gjithnjë duke respektuar e zbatuar lirinë fetare si e drejtë elementare njerëzore”, ka thënë ai.

Kurti në fjalën e tij ka përmendur punën që po bëhet për mbrotjen dhe ruajtjen e vlerave kulturore e fetare.

 “Janë restauruar dhe vazhdojnë të restaurohen xhami, hamame, teqe, kisha katolike dhe ortodokse, qendra kulturore hebraike – si dhe monumente të tjera me vlerë historike, duke u kthyer në hapësira të gjalla të kujtesës, besimit dhe dialogut ndërmjet komuniteteve. Aty ku njerëzit bëhen bashkë, aty, ata do ta kenë gjithmonë pranë qeverinë”, ka thënë Kurti.

“Po ashtu, janë ndërmarrë masa të vazhdueshme për funksionalizimin e këtyre objekteve në mënyrë që ato t’u shërbejnë besimtarëve dhe komunitetit të gjerë, duke forcuar njëkohësisht komunikimin dhe bashkëjetesën ndërfetare në vendin tonë. Besoj që e keni vërejtur që po them bashkëjetesë e jo tolerancë, për shkak se ne jemi përtej tolerancës, jemi te bashkekzistenca, jemi te bashkëveprimi, te bashkëpunimi, te bashkërendimi, pra jemi te bashkëjetesa e komuniteteve fetare të ndryshme”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz