Kurti apel mërgatës dhe shoferëve: Ditëve të fundit po dëgjojmë për aksidente të shumta në trafik – bëni kujdes të shtuar
dp

Lexo edheTEB Bank dhe PriFest rinovojnë partneritetin për mbështetjen e kinemasë,kulturës dhe kreativitetit në Kosovë

Në mbledhjen e Qeverisë, e cila është duke u zhvilluar, Kurti tha se ardhja e mërgatës ndihet në çdo komunë të Kosovës.
“E dashur mërgatë. Ditët e verës tek ne janë ditët e ardhjes suaj në vendlindje. Ardhja juaj e ka gjallëruar vendin dhe kjo vërehet në secilën komunë. Mirë se keni ardhur dhe mirë se jeni në atdheun tuaj. Ju urojmë pushim të këndshëm.”, tha ai, transmeton lajmi.net.
Në të njëjtën kohë, ai bëri thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion, duke pasur parasysh numrin e aksidenteve të regjistruara ditët e fundit.

Lexo edheTEB Bank dhe PriFest rinovojnë partneritetin për mbështetjen e kinemasë,kulturës dhe kreativitetit në Kosovë
“Të dashur qytetarë, ditëve të fundit po dëgjojmë për aksidente të shumta në trafik. Ju bëj thirrje për kujdes të shtuar, sikurse i bëj thirrje Policisë së Kosovës të shtojë veprimet në drejtim të parandalimit të shkeljes së rregullave që mund të çojnë në aksidente.”, u shpreh Kurti
Kurti theksoi se respektimi i rregullave të trafikut dhe angazhimi i institucioneve janë të domosdoshme për rritjen e sigurisë në rrugët e Kosovës, veçanërisht gjatë sezonit veror kur fluksi i automjeteve është më i madh./lajmi.net/