back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaJetëKurat natyrale më të mira kundër dhimbjes së veshkave

Kurat natyrale më të mira kundër dhimbjes së veshkave

Të ngjajshme

​Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez

Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao...

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar të enjten nga...

Si çdoherë- Përfundon pa përparim rundi i dialogut në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve...

Prania e gurëve në veshka shoqërohet me simptoma të ndryshme, ndër të cilët është dhimbja. Dhimbjet janë të mprehta që rrezatojnë në pjesën e poshtme të trupit.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për disa kura natyrale të cilat funksionojnë kundër dhimbjes.

Uthulla e Mollës
Hidhni dy lugë gjelle me uthull molle në dy litra ujië. Shtoni pak mjatë dhe pijeni lëngun gjatë gjithë ditës. Aciditeti i uthullës është efikas në shkrirjen e gurëve dhe zbut simptomat e tyre.

Vitaminat Dhe Mineralet
Sipas të dhënave konsumi i rregullt ditor i vitaminës B6 ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Magnezi dhe kalçiumi janë dy minerale që parandalojnë formimin e tyre. Këto vitamina dhe minerale i gjeni tek spinaqi, bajamet, kosi, qumështi dhe djathi.

Çaji Jeshil
Ekspertët rekomandojnë prijen e tre deri katër filxhanëve me çaj jeshil në ditë. Ky çaj është i pasur me antioksidantë të cilët pastrojnë veshkat nga toksinat.

Lëngu i Boronicës Së Kuqe
Lëngu natyral i boronicës së kuqe duhet pirë një deri në dy herë në ditë nga një gotë. Sipas të dhënave ky lëng është ndër më efikasët kundër infeksioneve urinare dhe gurëve në veshka.

Lëngu I Limonit
Shtrydhni çdo ditë lëngun e një gjysme limoni, përziejeni me mjaltë. Një lëng i tillë duhet pirë dy herë në ditë, esëll në mëngjes dhe përpara vaktit të darkës. Limoni ka aciditet, antioksidantë dhe elementë që luftojnë inflamacionin.

Lëngu I Domates
Domatet janë të pasura me antioksidantë që parandalojnë formimin e gurëve në veshka. Lëngun natural të domates duhet ta pini një herë në ditë kundër dhimbjeve dhe gurëve.

Lëngu I Borzilokut
Gjethet e shtrydhura të borzilokut të përziera me mjaltin ose lëngjet e frutave duhen konsumuar çdo ditë. Përbërësit e këtyre gjetheve stabilizojnë nivelin e acidit urik në trup dhe parandalojnë formimin e gurëve në veshka.

Soda E Bukës
Përzieni një lugë gjelle me sodë buke në një gotë me ujë të ngrohtë. Një lëng të tillë duhet ta pini dy deri në tre herë në ditë. Soda e bukës ndihmon në shkrirjen e shpejtë të gurëve.

Hudhra
Përzieni 5-6 thelpinj të shtypur hudhre në një gotë me ujë dhe pak mjaltë. Lëngun pijeni një ose dy herë në ditë. Hudhra është plot e për plot me antiokisdantë që e mbrojnë organizmin nga radikalet e lira, toksinat dhe mikrobet që mund të sulmojnë veshkat. Zgjidhni një prej kurave dhe përdoreni për rreth një muaj. Këto kura ju vijnë në ndihmë kundër gurëve në veshka, megjithatë trajtimet specifike mjekësore mund të rekomandohen vetëm nga një mjek profesionist./AgroWeb

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz