Balotazhi i së dielës ka përmbysur rezultatin në disa komuna, përfshirë këtu Klinën, Prizrenin etj. Në deklaratat e para nga selitë e partive politike, ato dhanë mesazhin se pop resin edhe numërimin e votave me kusht.
Deklarata të tilla erdhën nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për rezultatin në Prishtinë por edhe nga Partia Demokratike e Kosovës për rezultatin në Prizren.
Lumir Abdixhiku nga LDK, në një konferencë pas shpalljes së rezultateve mbrëmë, ka thënë se ‘ata kanë besim që pas numërimit të votave me kusht, kandidati i tyre për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi’ do të dalë fitues. Vota me kusht, në Prishtinë, janë më shumë se 1 mijë.
Por, kur do të kemi rezultatin e votave me kusht?
Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi i ka thënë Periskopit se numërimi i votave me kusht ende nuk ka filluar.
Sipas tij, një gjë e tillë do të ndodhë tek kah fundi i javës.
‘Numërimi i votave me kusht do të fillojë në fund të javës’, ka thënë Rrustemi shkurt për Periskopin.
Nga zgjedhjet lokale në Kosovë, ka ndryshuar shumë ‘gjeografia’ e qeverisjes së partive politike në komuna të ndryshme.
Kështu, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar më së shumti komuna pas raundit të dytë të zgjedhjeve, bazuar në rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
LDK-ja i ka fituar 8 komuna. Aleanca për Ardhmërin e Kosovës i ka fituar 7 komuna, apo 4 më shumë se sa që i kishte në mandatin e kaluar. PDK i ka fituar vetëm 5 komuna.
PDK-ja e ka rikthyer Ferizajin, ndërsa e ka humbur Prizrenit në një garë shumë të ngushtë me Vetëvendosjen. Vetëvendosja, bazuar në rezultatet preliminare del fituese në 3 komuna.
Ajo udhëheq në Prishtinë dhe Prizren, dy komunat më të mëdha në Kosovë. Mirëpo, VV-ja në këto dy komuna ka epërsi shumë të vogël, prandaj ka gjasa që rezultati të përmbyset nga votat me kusht dhe ato me Post. Nisma dhe AKR kanë fituar nga një komunë. Dy komuna do të qeverisën nga Kandidatë të pavarur.
LDK: Pejë, Lipjan, Fushë Kosovë, Viti, Gjilan, Istog, Podujevë, Vushtrri – total 8
AAK: Decan, Junik, Gjakovë, Klinë, Obiliq, Suharekë, Rahovec – total 7
PDK: Drenas, Dragash, Kacanik, Shtime, Ferizaj – total 5
Vetëvendosje: Prishtinë, Prizren, Kamenicë – total 3
Nisma: Malishevë
AKR: Mitrovicë e Jugut
Pavarur: Sekenderaj, Hani i Elezit – total 2