BallinaLajmeKur do të shpallen rezultatet përfundimtare? – Deklarohen nga KQZ

Kur do të shpallen rezultatet përfundimtare? – Deklarohen nga KQZ

Të ngjajshme

Jusaj: Me largimin e akcizës nafta mundë të dal 1.45 euro

Rritja e çmimit të naftës e cila po prekë...

Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill

Të enjten, më 2 prill, në orën 10:00, Kuvendi...

Dua Lipa tregon talentin edhe si aktore, Ylli i pop-it pjesë e projektit të ri

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, i është bashkuar kastit...

Presidentja ndan mbi 200 dekorata – nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndau mbi 200 dekorata...

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve do të bëhet vetëm pas pranimit të konfirmimeve nga institucionet përkatëse gjyqësore.

“Sapo të pranojmë konfirmimin nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje duke e trajtuar, KQZ do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve”, ka deklaruar Elezi për reporterin.

KQZ aktualisht është në pritje të këtyre konfirmimeve për të vazhduar me fazën përmbyllëse të procesit zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar me numërimin e të gjitha fletëvotimeve që i takojnë të gjitha mënyrave të votimit që është mundësuar për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit.

Sot ka përfunduar edhe procesi i rinumërimit të 16 kutive të votimit nga komuna të ndryshme, për rinumërimin e të cilave mori vendim KQZ në mbledhjen e ditës së mërkurë.

Më 12 tetor në Kosovë u mbajtën zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe anëtarë të Kuvendeve Komunale.  20 komuna e zgjodhën kryetarin në raundin e parë, ndërsa më 8 nëntor edhe 18 komuna të tjera do të shkojnë në balotazh.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz