Kur do të mbyllet termocentrali “Kosova A”
01·
Vjetërsia e pajisjeve në termocentralin “Kosova A”, po e vështirëson operimin e këtij termocentrali.
Termocentrali A ka hyrë në funksion që nga viti 1970.
Sipas drejtorit të operimit, Isak Kerolli, termocentrali i ka tejkaluar të gjitha normat e prodhimit.
Sipas strategjisë për energji të Qeverisë së Kosovës, ky termocentral do të mbyllet në momentin që do të fillojë operimin termocentrali “Kosova e Re”.
Drejtuesit në KEK, thonë se pavarësisht kësaj janë të detyruar të bëjnë investime në disa pajisje në termocentralin aktual, raporton KTV.

Lexo edheBurri rrah gruan në Ferizaj pse ia vonoi çajin
Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me kompaninë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
Ndërtimi i tij, pritet të nisë pranverën e vitit të ardhshëm.














