Kur do të debutojë Leo Messi për PSG? Flet Pochettino
BILLI

Lexo edheRikthehet futbolli elitar, sonte nis Premierliga, Bundesliga dhe La Liga

Messi ka nisur stërvitjet te klubi i ri, pas largimit nga Barcelona.
Ai mezi pret të debutojë me fanellën e PSG-së, por Mauricio Pochettino, ka deklaruar se fillimisht duhet të punojë dhe të rikuperohet pas më shumë se një muaj pushim.
“Kur ta shohim Leo… sot ishte vetëm dita e dytë e stërvitjes pas një muaji që kur ai luajti ndeshjen e fundit, finalen e Kupës së Amerikës. Le të shkojmë hap pas hapi, ditë pas dite. Prioriteti është fillimisht që të jetë mirë, të ndihet mirë dhe kur të jetë i gatshëm për lojë atëherë do të debutojë”, tha ai.

Lexo edheRikthehet futbolli elitar, sonte nis Premierliga, Bundesliga dhe La Liga
Messi të shtunën do të prezantohet në Parc des Princes para mijëra tifozëve.