back to top
Wednesday, November 12, 2025
BallinaSport“Kuqezinjtë” arrijnë në Andorrë, të gatshëm për ndeshjen e rëndësishme!

“Kuqezinjtë” arrijnë në Andorrë, të gatshëm për ndeshjen e rëndësishme!

Të ngjajshme

Wesley Clark të hënën fillon dëshminë në mbrojtje të ish-liderëve të UÇK-së

Ish-gjenerali i NATO-së, Wesley Clark do të filloj dëshminë...

“Kuqezinjtë” arrijnë në Andorrë, të gatshëm për ndeshjen e rëndësishme!

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Andorra për ndeshjen kualifikuese...

Bebe Rexha publikon fotografi nga fëmijëria

Bebe Rexha ka postuar një fotografi të rrallë. Artistja shqiptare...

Ushtari kosovar mohon akuzat për përdhunim dhe sulm seksual në Angli, BBC raporton për rastin

Ushtari i Kosovës mohon përdhunimin dhe sulmin seksual Një ushtar...

Mësohet orari i Prishtinës 01 ndaj Riga-s

Skuadra e Prishtinës 01 do të zhvillojë dy ndeshje...

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Andorra për ndeshjen kualifikuese pë Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë kanë zbarkuar në La Vella, Andorra mesditën e sotme.

Saktësisht në orën 12:45 ekipi ka mbërritur, teksa bashkë me futbollistët dhe stafin e Kombëtares ka udhëtuar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Kreu i SFHF-së ndodhet kështu bashkë me ekipin, ndërssa iu qëndron pranë në prag të një prej sfidave më delikate që kuqezinjtë do të luajnë në këto kualifikuese. Siç dihet kjo përballje është e rëndësishme për ekipin e Sylvinhos, të cilët do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren. Gjë e cila mund t’iu sigurojë kuqezinjve edhe kualifikimin për në “Play-Off”.

Siç dihet prej 3 ditësh, ekipi ka qëndruar në Barcelona, ku ka zhvilluar edhe seancat e para stërvitore për këtë përballje. Është bërë kjo zgjedhje për shkak të distancës së afërt që kanë Barcelona dhe Andorra. Me këto të fundit do të përballet ditën e nesërme në orën 20:45.

Departamenti i komunikimit në FSHF bën me dije se grupi i lojtarëve është i plotë dhe sot do të jenë gati për të zhvilluar stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Andorrën në orën 18:00.

Ndërkohë, trajneri Silvinjo dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para medias në konferencën zyrtare para ndeshjes së nesërme, të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në FSHF TV.

Kujtojmë se aktualisht Shqipëria ndodhet në grupin K me 11 pikë, 1 më shumë se Serbia, me të cilët do të luftojë deri në fund për vendin e dytë, pozicion që të çon në “Play-Off”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz