Kundërshtohet sabotimi i Listës Serbe

Deklarata e deputetit, Igor Simiq, se Lista Serbe do të jetë pjesë e ekipit të Beogradit në dialogun që do të vazhdojë në Bruksel është përcjellë me reagime të ashpra nga ligjvënësit kosovarë, si dhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në vend
Sipas këtyre të fundit, një deklaratë e tillë e një deputeti të Kuvendit të Republikës së Kosovës është në kundërshtim të thellë me parimet e rregullimit shtetëror të vendit.
“Serbët janë të përfshirë në procesin e dialogut. Janë të përfshirë si pjesë e ekipit bisedues të Beogradit dhe kjo nuk paraqet asgjë të re. Ne kemi marrë pjesë në disa mbledhje, kur janë sjellë zgjidhje të caktuara për fusha të ndryshme.

Lexo edheNgjarje e rëndë në Velipojë, vdes 20 vjeçarja
Kështu që serbët po marrin pjesë në atë dialog dhe për këtë nuk ka kurrfarë dileme”, ka deklaruar ditë më parë për REL-in Simiq.
Ndërkaq, Arbër Vllahiu, nga Zyra e kryeministrit Haradinaj, ka thënë për “Zërin” se serbët e Kosovës të përfaqësuar në institucionet e vendit mund t’i ushtrojnë përgjegjësitë dhe të drejtat pa u penguar, duke mos komentuar kështu deklaratën e Simiqit. “Serbët e Kosovës janë qytetarë të barabartë në Republikën e Kosovës dhe të përfaqësuar në institucionet e vendit, ku të papenguar mund t’i ushtrojnë përgjegjësitë dhe të drejtat”.
Sipas tij, faza e re e dialogut duhet të përmbyllet me normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe me njohjen e ndërsjellët.














