Kunati i Albulena Haxhiut, Dardan Krasniqi ia ka bërë “8 me 2” deputetes kontraverse të VV-së, Fitore Pacollit në postimin e saj.
Pacolli, si gjithmonë me mision për të përlyer ish-qeveritë e kaluara, u mundua që çështjen e gjyqtarit të Kushtetueses, Radomir Llaban ta shndërroi në armë propagande kundër ish-pushteteve të kaluara, shkruan lajmi.net
Por, kjo nuk i doli fort mirë. Krasniqi në komentin e tij i tregoi se Llaban kanë mundur ta shkarkojnë edhe deputetët, sapo që është kuptuar që ka shkelë rendin kushtetues.
Ai ia ka publikuar përgjigjen e “ChatGPT”, ku tregohet se një numër i caktuar i deputetëve por edhe vet presidentja kanë mundur të nisin procedurën për shkarkimin e Radomir Llabanës.
“Historia është ashtu! Pse po luani me ndergjegjjën e njerzëve tuaj që kanë besim në këtë qeveri e këto institucione? Kush ju ka ndalë me shkarku, kur ka patur informata që ka shkelë rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare në 2021 2022 2024 duke patur për bazë edhe historin që kemi qene kundër dekretimit të tij? Paaftësi e madhe që veq vajtim ka!”, ka shkruar Krasniqi në komentin që ia ka bërë Pacollit.
Por, Pacollit duket se nuk ka mundur të përballoj këtë koment dhe ia ka bërë “delete”. /lajmi.net/