Kultivoi bimë narkotike në Malësinë e Madhe, arrestohet 54-vjeçari
dp

Lexo edheBerisha mbledh kryesinë! Diskutohet për zgjedhjet dhe nëse do të ketë aksion në Parlament

Një 54-vjeçar u arrestua nga policia në Malësinë e Madhe pasi dyshohet se kultivoi bimë 137 bimë narkotike, në pronë publike në fshatin Jubicë.
Policia e Shkodrës njoftoi sot se në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. R., 54 vjeç, banues në fshatin Jubicë.
Sipas policisë nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas ka kultivuar 137 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, në tokë publike, në fshatin Jubicë, vend ku u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Lexo edheBerisha mbledh kryesinë! Diskutohet për zgjedhjet dhe nëse do të ketë aksion në Parlament
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.