Viktor Kuka, mbrojtës i djathtë i Ferizajt, është i ftuar në emisionin “Favorit” në Televizionin 7.
Ai ka folur për ndeshjen e nesërme me Feronikelin në Digitalb Kupën e Kosovës, e cila do të zhvillohet nga ora 13:00 në Ferizaj.
Sipas Kukës, Feronikeli i Zekirija Ramadani është favorit, por do të japin maksimumin në fushë sepse në fund të fundit, “futbolli është i paparashikueshëm, nuk i dihet”.















