Një fëmijë 3 vjeç, i quajtur Dylan Woodley, në Britaninë e Madhe, ka pësuar dëmtime serioze në tru pasi ka ngrënë një sanduiç të zakonshëm me proshutë.
Kur ka filluar ta hajë atë e ka zënë ngërçi, dhe e ëma ka nisur ta ndihmojë duke e goditur atë në shpinë, por ky veprim nuk ka dhënë efekt.
Fëmija pësoi një atak në zemër dhe për 45 minuta pati mungesë të furnizimit me oksigjen.
Megjithë kujdesin e menjëhershëm, mjekët shprehen se fëmija ka kaluar një dëmtim të rëndë dhe nuk dihen ende pasojat që mund të ngelen në trupin e tij, shkruan Daily Mail.
Sipas mjekëve ngërçi mund të ketë ndodhur për shkak të brumit të sanduiçit i çili mund të ketë qenë më i trashë seç duhet për fytin e një fëmije duke shtuar se fëmijët e asaj moshe kurrsesi nuk duhen ushqyer me ushqime të papërpunuara, por me ushqime të tretshme që nuk kanë rrezikun e komplikacioneve.