BallinaJetëSa shumë e dëmton shëndetin uji i gazuar?

Sa shumë e dëmton shëndetin uji i gazuar?

Të ngjajshme

Sa e pengon Melonin dështimi i reformës në drejtësi?

Reforma e drejtësisë që planifikonte kryeministrja italiane Meloni dështoi....

Afro gjysmë milioni euro për stacionin e policisë në Podujevë (Dokument)

Stacioni policor në Podujevë pritet të marrë një pamje...

Vlora Çitaku kujton ndërhyrjen e NATO-s: Përjetësisht mirënjohës për lirinë e Kosovës

Vlora Çitaku ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s gjatë luftës...

Lens tregohet i “fortë”, refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes

Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris...

Dita kur u dogj Çarshia e vjetër e Gjakovës

Sot bëhen 27 vjet nga mbrëmja e llahtarshme e...
Natyrisht, të gjithë e dimë se të pish pije të gazuara nuk është e shëndetshme. Mendo çfarë mund të ndodhë me organizmin dhe stomakun një orë pasi ke konsumuar pijë të gazuara? Duke pasur këtë gjë në mendje, shumë njerëz kanë hequr dorë nga pijet e gazuara dhe i janë kthyer ujit mineral. Por a është kjo zgjedhja më e mirë se uji i gazuar? Cila është e vërteta për këtë?

Shumë njerëz mendojnë se uji i gazuar largon kalciumin nga kockat, shkakton prishje të dhëmbëve, por edhe mjaft dëme të tjera në organizëm. E para dhe më e rëndësishmja që këshillohet nga mjekët është kontrolli i etiketës së ujit që blen për t’u siguruar që nuk përmban kripëra apo ëmbëltues shtesë.

Në një publikim të fundit të “Time”, pesë ekspertë kanë folur për këtë dhe të gjithë ishin të mendimit se uji mineral është mjaft i shëndetshëm për t’u konsumuar. Ajo çka ishte interesante, sipas këtij botimi, është këshilla që jep njëri prej mjekëve. Ai thotë se uji i gazuar konsiderohet një alternativë e mirë për të gjithë ata që duan ta heqin vesin nga pijet e gazuara.

Ndërsa dy mjekët e kockave shtuan se uji i gazuar nuk e pastron kalciumin nga kockat. Sara Bleich, PhD, profesore e asociuar në menaxhimin e politikave shëndetësore në Shkollën e Shëndetit Publik “Johns Hopkins”, thotë se “uji mineral është njëlloj si të pish ujë të rregullt, pra është i padëmshëm.” Kjo do të thotë që uji ujë mineral mund të llogaritet për konsum në përditshmëri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz