back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKujdes me biletat e fluturimit që prenotoni në internet! Ja çfarë rrezikoni

Kujdes me biletat e fluturimit që prenotoni në internet! Ja çfarë rrezikoni

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Ekspertët paralajmërojnë se hakerët mund të deshifrojnë kodet e biletave të prenotuara me internet. Çfarë mund të ndodhë me biletat?

Tek sistemet e prenotimit të biletës se avionit përmes internetit duket se ka zbraztësira të mëdha në sistemet e sigurisë. Hakerët mund të deshifrojnë kodet e biletave dhe t’ua marrin biletat klientëve. Bilatat e prenotuara me internet, të cilat nuk janë të siguruara me ndonjë fjalëkalim shtesë, mund të deshifrohen shumë lehtë nga hakerët dhe biletat e paguara të kalohen në ndonjë emër tjetër, që do të thotë se me këtë biletë mund të udhëtojë një person tjetër, shkruajnë gazeta “Süddeutsche Zeitung”, WDR dhe NDR, duke iu referuar ekspertëve të sigurisë për IT.

Hakerët duhet të gjejnë vetëm numrin gjashtëshifror të prenotimit, i cili nuk është siguruar me masa të tjera shtesë. Kështu është e mundur që hakeri të kalojë mbi vete një biletë të paguar nga ndonjë udhëtar, apo ta kalojë në emrin e dikukjt tjetër dhe të udhëtojë për shembull një ditë më përpara. Pasi që në “Hapsirën Shengen” të fluturimeve ku bëjnë pjesë 26 shtete evtopiane, nuk kërkohet ndonjë dokument identifikimi me rastin e fluturimeve, kjo nuk mund të vërehet dhe të evitohet menjëherë.

Shoqata federale e ekonomisë së fluturimeve, në të cilën bëjnë pjesë edhe Lufthansa dhe Air Berlin, i ka kumtuar mediave se sistemet IT të sipërmarrjeve “po përpiqen tërë kohën të mbyllin këto zbraztësira në siguri”. Raportet bazohet tek informacionet e sipërmarrjeve në Security Research Labs. Kjo e ka zbuluar problemin në Amadeus-System, i cili përdoret prej shumë shoqatave për fluturime. Këtë sistem sipas të dhënave të shoqatave, sistemin Amadeus e kanë shfrytëzuar vitin e kaluar 747,3 milionë pasagjerë. /DW/

Të Fundit

Sport

ShowBiz