Kujdes, ja nga cila kafshë ky njeri mori një sëmundje vdekjeprurëse

Një burrë në SHBA mori një sëmundje vdekjeprurëse nga një mace, që e la atë me fryrje “humongous” në fytyrë dhe qafë, thuhet sipas një raporti.
Rasti i tmerrshëm, i publikuar në gazetën mjekësore ‘New England’ këtë muaj, tregon në detaje se si një mace e sëmurë infektoi pronarin me një sëmundje të çuditshme të quajtur “Francisella Tularensis”, një baktere helmuese.
Mjekët thanë se pacienti 68-vjeçar shkoi për t’u kontrolluar pasi vuajti një javë nga një grip i supozuar, para se pjesa e djathtë e qafës së tij të fillonte të ënjtej, transmeton Gazeta Express.
Ai iu tha mjekëve se macja e tij ngordhi nga ajo që veterinerët e diagnostikuan si “leukemia e maces” dy ditë para se ai të sëmurej.
Lexo edheA mund të mbetet femra shtatzënë edhe kur është shtatzënë
Megjithatë, mjekët tani dyshojnë se macja ishte e infektuar gjithashtu edhe me “Francisella tularensis”. Ata besojnë se sëmundja mund të jetë transferuar kur burri tentoi ta ndihmonte macen e tij.
Mjekët i dhanë atij antibiotikë për katër javë. Ekspertët thanë se ky infeksion është i rrallë tek njerëzit – me rreth 100 deri në 200 raste në SHBA çdo vit, thuhet sipas Departamentit të Shëndetit Publik në Illinois.














