back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajme“Kthehu ligjit” – Çeku i bën thirrje Përparim Ramës për punimet në...

“Kthehu ligjit” – Çeku i bën thirrje Përparim Ramës për punimet në sheshin “Xhorxh Bush”

Të ngjajshme

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Amir Rrahmani rikthehet në Napoli, e humb ndeshjen ndaj Suedisë dhe Manchester Cityt

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani pritet të...

Barcelona pret miratimin e UEFA-s për ndeshjen historike në SHBA

Barcelona do të marrë një përgjigje nga UEFA lidhur...

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njëherësh kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka reaguar ashpër ndaj Komunës së Prishtinës dhe kryetarit aktual Përparim Rama, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që refuzoi kërkesën e komunës për suspendimin e ndalesës së punimeve në Sheshin “Xhorxh Bush”.

“Dy herë Themelorja më herët, tash edhe Gjykata e Apelit refuzuan kërkesën e Komunës së Prishtinës për suspendimin e vendimit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore”, shkruan Çeku, duke theksuar se vendimi lë në fuqi ndalimin e punimeve dhe konfirmon mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si interes publik, transmeton lajmi.net

Në arsyetimin e saj, gjykata thekson se të gjitha institucionet shtetërore janë të detyruara të respektojnë ligjet në fuqi dhe të sigurojnë pëlqimet e nevojshme nga autoritetet kompetente të trashëgimisë kulturore.

Ministria e Kulturës, sipas Çekut, ka qenë që në fillim e hapur për bashkëpunim me Komunën, ka ofruar udhëzime ligjore, rekomandime profesionale dhe ka kërkuar që projekti të përfshijë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Por, siç thekson ai, Komuna ka ndjekur një “qasje arrogante dhe shpërfillëse ndaj ligjit dhe interesit publik”.

“Ftojmë edhe një herë Komunën e Prishtinës që t’i kthehet ligjshmërisë, transparencës dhe interesit publik, duke e trajtuar trashëgiminë kulturore me kujdesin që meriton”, përfundon reagimin e tij Çeku, duke e kthyer kështu çështjen e sheshit në një temë të nxehtë elektorale, vetëm disa javë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz