back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeKryeziu: Zhbllokimi i ngërçit s`mund të ndodhë, nëse qytetari e sheh liderin...

Kryeziu: Zhbllokimi i ngërçit s`mund të ndodhë, nëse qytetari e sheh liderin si idhull dhe veten si besimtar

Të ngjajshme

Çfarë ditëlindje! Surpriza e Luanes kushtoi mbi 75-mijë euro

Prej disa ditësh, kryetemë e medias rozë janë befasitë...

Trump i jep ‘paralajmërimin e fundit’ Hamasit që të pranojë marrëveshjen e pengjeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të dielën paraqiti atë...

Zgjedhjet lokale/ Sot filloi regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar regjistrimin...

Heshtin turqit, Spanja shënon golin e dytë

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar ngërçin politik të Kuvendit.

Ai ka vlerësuar se zhbllokimi i ngërçit aktual nuk mund të ndodh në një shoqëri ku qytetari e sheh liderin si idhull, kurse partinë si religjion.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se pa një qytetar kritik nuk mund të ketë rritje të përgjegjësisë politike dhe institucionale.

“Lëvizjet politike për zhbllokimin e ngërçit aktual nuk mund të ndodhin në një shoqëri ku qytetari e sheh liderin si idhull, partinë si religjion dhe veten si besimtar. Pa një qytetari kritike, të organizuar dhe të vetëdijshme për rolin e saj, nuk mund të ketë as emancipim shoqëror, as rritje të përgjegjësisë politike dhe institucionale. Përderisa qytetari nuk angazhohet dhe nuk e sheh politikën si mjet për t’i shërbyer atij vetë, por si instrument për t’u nënshtruar liderëve partiakë, vështirë të ndërtojmë një shtet funksional. #ShtetiNePauze”, ka shkruar Kryeziu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz