Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKryeziu: Qeveria në detyrë përmes zyrtarëve më të lartë po bën thirrje...

Kryeziu: Qeveria në detyrë përmes zyrtarëve më të lartë po bën thirrje për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Supreme

Të ngjajshme

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të...

Tërmet në rrethinën e Vitisë

Në rrethinën e Vitisë ka ndodhur një tërmet me...

A do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?

Fituesja e çmimit Grammy, komentoi në Instagram rreth thashethemeve...

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shkarkuar Besiana Kadarenë...

Drejtori ekzekutiv i IKD, Ismet Kryeziu ka kritikuar akterët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët po sulmojnë sistemin e drejtësisë.

Kryeziu tha se kjo që po bën qeveria në detyrë është thirrje për anarki.

Sipas tij Qeveria në detyrë përmes zyrtarëve më të lartë po bën thirrje për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Supreme.

Postimi i plotë:

Është folur shumë për ndërhyrje, për presione, për zvarritje, për mosefikasitet dhe drejtësi selektive. Por, përkundër të gjitha këtyre dobësive, nuk mbaj mend që ndonjëherë njerëz me pushtet të kenë dalë haptazi kundër sistemit të drejtësisë duke refuzuar publikisht zbatimin e vendimeve gjyqësore. Përjashtime kanë qenë raste të rralla dhe individuale – si arratisje apo mosbindje, por jo nga udhëheqës shtetëror.

Ajo që po ndodh sot është shumë më serioze: Qeveria në detyrë, përmes zyrtarëve më të lartë, po bën thirrje për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Supreme. Kjo nuk është më ndikim apo presion – është nxitje për anarki. Kjo është ftesë e hapur për ta kthyer rendin shoqëror nga kushtetuta dhe ligji, te normat e vetëgjyqësisë dhe vlerat kanunore.

Në një shoqëri demokratike, refuzimi i gjykatës është refuzim i shtetit. Çdo përpjekje për ta legjitimuar këtë refuzim, është përpjekje për të zhbërë themelin e shtetit ligjor.

- Advertisement -

Të Fundit