BallinaLajmeKryeziu për rastet e fajdesë: Janë krijuar mite që s’mund të preken,...

Kryeziu për rastet e fajdesë: Janë krijuar mite që s’mund të preken, duhet ta dinë që nuk i prek kreyeprokurori, por ligji

Të ngjajshme

Ushqimet që në mënyrë natyrale ulin kolesterolin

Ka disa ushqime që ngrisin nivelin e kolesterolit. Por ka...

​Detaje nga aksidenti fatal në rrugën Drenas-Baicë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur më...

Bordi i Paqes i jep afat për çarmatosje Hamasit

Bordi i Paqes në Gaza i ka dhënë Hamasit...

Rritet çmimi i naftës në Kosovë, bie i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton...

Më në fund, zyrtarizohet lidhja e Kimit me Lewis Hamiltonin

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton e bënë zyrtare lidhjen e tyre në...

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, tha se janë krijuar mite që personat që merren me fajde nuk mund të preken, por që ata duhet ta dinë se nuk i prek kryeprokurori e as prokurori, por vetë ligji.

Ai tha se veprat penale të fajdesë i kanë trajtuar me prioritet, derisa u zotua se nuk do ta tolerojnë asnjë.

“Sepse në regjionin e Dukagjinit duket që janë të shprehura, padyshim që edhe në vendet tjera, por ne kemi në kompetencë në këtë pjesë, ekskluzivisht regjionin e Prizrenit, dhe veprat penale të fajdeve janë po aq komplekse për t’u hetuar saqë është edhe korrupsoni, sepse janë vepra penale të përbëra”, tha Kryezu në Tempus.

“E dimë që te fajdetë gjithmonë kemi edhe detyrim, kemi kanosje, kemi rrahje të viktimave, kemi rrahje edhe kanosje të familjeve të tyre”, shtoi Kryeziu.

Ai theksoi se më 2025 kanë trajtuar rastet e fajdeve të 42 personave dhe se edhe gjatë vitit 2026 ka numër të madh të rasteve të fajdeve.

“Vetëm brenda vitit 2025 kemi pasur në punë 42 persona për fajde. Pra, po flas me persona sepse ka lëndë që i ka dy e tre, por që e kanë viktimën e njëjtë dhe për shkak të ekonomizimit të procedurës, i kemi trajtuar me një rast”, u shpreh ai.

Kryeprokurori i Prizrenit tha se nuk do të ketë person e as grup të paprekshëm, duke shtuar se këtë e kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë çdo ditë.

“Kjo ka ardhë si rezultat kur e kanë parë që ne kemi luftuar rastet më të mëdha, rastet ku kanë krijuar mite që nuk mund të preken. Por, duhet ta dinë që ata nuk i prek as kryeprokurori e as prokurori, por është ligji, është vullneti i ligjit që ne jemi duke e respektuar”, tha Kryeziu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz