back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKryeziu kërkon përgjigje nga Osmani: Çfarë keni bërë për ta larguar gjyqtarin...

Kryeziu kërkon përgjigje nga Osmani: Çfarë keni bërë për ta larguar gjyqtarin serb që rrezikon shtetin?

Të ngjajshme

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka ngritur katër pyetje publike ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vendimit të saj për të tërhequr kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 22 korrik 2025.

Kryeziu, në një reagim të shkruar, tha se këto pyetje janë thelbësore për të kuptuar nëse Presidentja ka vepruar në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë kushtetuese, pas pretendimeve për veprimtari të rrezikshme të gjyqtarit Radomir Laban.

Osmani, në një konferencë për media të martën, tha se vendimi për tërheqjen e kërkesës ishte një reagim i menjëhershëm, pas informacioneve zyrtare të institucioneve të sigurisë që lidhen me aktivitetin e Labanit në vitet 2018, 2021 dhe 2024. Ajo e konsideroi të “absurd” faktin që mbrojtja e rendit kushtetues mund t’i besohej dikujt që, sipas të dhënave të sigurisë, e rrezikon atë.

Në këtë kontekst, Kadri Kryeziu kërkon përgjigje për sa vijon:

A keni komunikuar me Kryetaren e kaluar dhe Kryetarin aktual të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me këto gjetje të organeve të sigurisë?

A janë këto gjetje të organeve të sigurisë të faktuara mirë, përtej çdo dyshimi të bazuar?

A keni biseduar me anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje?

A keni sugjeruar që, në dritën e këtyre gjetjeve, Gjykata Kushtetuese të nisë procedurën për të rekomanduar shkarkimin e gjyqtarit?

Kryeziu thekson se neni 118 i Kushtetutës ia njeh Presidentit të Republikës kompetencën për të shkarkuar një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, por vetëm me propozimin e dy të tretave të anëtarëve të kësaj gjykate dhe në rastet kur vërtetohet kryerja e një krimi të rëndë apo mospërfillje e rëndë e detyrave.

“Veprimtaria që rrezikon rendin kushtetues, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, konsiderohet krim i rëndë”, thotë ai, duke shtuar se pyetjet e tij nuk janë politike, por të natyrës kushtetuese dhe institucionale.

Në fund, Kryeziu thekson se “opinioni i gjerë ka nevojë për qartësi dhe argumentim të saktë”, sepse, sipas tij, çdo gjë tjetër është veprim që dëmton seriozitetin e institucioneve të Republikës.

- Advertisement -

Të Fundit