back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKryetari Veseli takoi një grup prej 150 studentësh të Universitetit “Fehmi Agani”

Kryetari Veseli takoi një grup prej 150 studentësh të Universitetit “Fehmi Agani”

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Në kuadër të angazhimit për rritjen e transparencës dhe të qasjes së qytetarëve në punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot në ambientet e Kuvendit një grup prej 150 studentësh të Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës.

Duke u dëshiruar studentëve mirëseardhje në institucionin më të lartë përfaqësues dhe ligjvënës të Republikës së Kosovës, Kryeparlamentari Veseli bëri një përshkrim të funksioneve kushtetuese të Kuvendit, rolit, punës dhe përbërjes së tij, ndërsa u ndal në zhvillimet aktuale dhe perspektiven për të ardhmen.

Kreu i Kuvendit tha Kosova ka kaluar nëpër shumë sakrifica derisa ka arritur momentin kur përfaqësuesit e popullit të ulen në karriget e sallës së legjislativit. Veseli porositi studentët që, krahas përgjegjësive të tyre akademike, të mos jenë indiferentë ndaj zhvillimeve dhe proceseve të rëndësishme nëpër të cilat kalon vendi. Ai kërkoi nga ata që ta ruajnë shtetin dhe institucionet e Kosovës.

“Kosova ka të ardhme euro-atlantike dhe ky rrugëtim është i pandalshëm”, theksoi Kryetari Veseli.

Kryetari Veseli tha se përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët dhe krijimi i perspektivës zhvillimore brenda Kosovës është preokupim i vazhdueshëm institucioneve.

Në shenjë falënderimi, Organizata Bashkimi Studentor “Fehmi Agani”, e nderoi Kryetarin Veseli me një mirënjohje.

Displaying 2016_11_16_Kryetari priti nje grup studentesh nga Gjakova (5).jpg

Displaying 2016_11_16_Kryetari priti nje grup studentesh nga Gjakova (6).jpg

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz