BallinaLajmeKryetari Ragip Begaj, bashkë me vëllezër mundësuan ndërtimin e shtëpisë për Mustafë...

Kryetari Ragip Begaj, bashkë me vëllezër mundësuan ndërtimin e shtëpisë për Mustafë Hoxhën

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ka filluar ndërtimi i shtëpisë për familjen e Mustafë Hoxhës nga Bellanica. Ndërtimi i shtëpisë është mundësuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe vëllezërit e tij, pasi kryetari Begaj ka ndarë një mijë euro nga paga e tij mujore, ndërsa dy vëllezërit e tij kanë ndarë po ashtu nga një mijë euro nga buxheti i tyre familjar, për ndërtimin e shtëpisë për familjen Hoxha.

Sot gjatë ditës, kryetari Begaj e ka vizituar këtë familje, duke parë nga afër fillimin e punimeve, ndërsa i ka premtuar familjes Hoxha, se pavarësisht se sa do të kushtoj ndërtimi i shtëpisë, ajo do të ndërtohet edhe nëse nuk mjaftojnë këto mjete, pasi vëllezërit e tij, kanë shprehur gatishmërinë për ndërtimin e plotë të shtëpisë.

Nga ana tjetër, Mustafë Hoxha e ka falënderuar kryetarin dhe familjen Begaj, për ndihmën e dhënë për familjen e tij, pasi deri më tani, shtëpia dhe hapësira që kanë pasur, nuk ju ka mjaftuar për banim, ndërsa për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike, nuk kanë pasur mundësi që të ndërtojnë shtëpinë.

Përndryshe, kryetari Begaj, në vazhdimësi i ndihmon familjet në nevojë, me mjete nga paga e tij mujore, si Kryetar i Komunës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz